SHPËRNDAJE

Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, ka bërë publike agjendën për të martën.

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit do të kthehet nesër në mëngjes në Aeroportin e Prishtinës.

Rexhepi do të varroset në orën 16:30, në varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Presidenti Thaçi ka shpallur të martën ditë zie në Kosovë.

Kjo është agjenda e ceremonisë mortore:

08:30 – Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

(13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 – Ceremonia e varrimit