SHPËRNDAJE

Në disa shtete të Ballkanit, Covid 19 sërish u kthye për kënaqësinë e tij meqë e gjeti « fushë »!

Po që se dëshirojmë të fitojmë në luftë kundër kësaj pandemie harruam se duhet të përgatitemi pikërisht në momentet e një paqeje të shkurtër që kishim.

❗️Memorja kolektive e shkurtër për të cilën përkujdesja ra nën zero tani ndodhet në një situatë frustruese.

Kur Gjermania filloi lehtësimin e masave kufizuese ndaj Covid19, ajo i dha autoritetin e plotë të gjitha regjioneve të saj që të kenë pavarësi legjitime për të menagjuar pandeminë. Konkretisht pra çdo regjioni iu dha e drejta të rivendosë masat kufizuese ashtu siq paraqitet nevoja.
Edhe në Zvicer, shtet jashtzakonisht i prekur nga Covid 19, lehtësimi i masave kufizuese filloi pikërisht tek matja e gatishmërisë së intelegjencës kolektive.
Plani i saj B, në rast të rikthimit më masiv të kësaj pandemie është tash e disa javë temë e parë.
Sipas “NZZ am Sonntag” këtë herë, Këshilli Federal aktualisht është duke zhvilluar një koncept për t’u marrë me një valë të dytë të Covid 19. Nuk do të ketë më mbyllje në të gjithë territorin zviceran. Përkundrazi, theksi do të jetë më tepër në një përqasje rajonale, në të cilën kantonet do të jenë përgjegjëse. Ata duhet të jenë në gjendje të marrin në mënyrë të pavarur masa të duhura siç është karantina.

 Nëse zhvillohet një shpërthim i ri i koronavirusit në një zonë, dyqanet, restorantet, hotelet apo edhe fshatrat e tërë mund të kufizohen, të futen në karantinë. Deklaratat e drejtuesve të sigurisë të kantoneve të Bernit, Valais dhe Grisons konfirmojnë këtë ndryshim të kursit, përcjell Tribune de Genève me 14 qershor.

 Kosova është në gjendje të vështirë

Me më pak se dymilion banorë si e sheh Kosova veten përballë pandemisë sot?
Autoritet e saj politike ende janë në bisedime rreth tryezave të niveleve të ndryshme, përderisa pacientët e të të gjitha moshave trokasin në dyertë e spitalit në Prishtinë në të cilin kapacitet janë të kufizuara.

Edhe sa kohë i duhet Kosovës që të vendosë të mos lejoj stërmbushjen e spitaleve me pacientë të Covid 19, është pyetje që nuk duhej as të bëhej tani.

 Lehtësimi i masave përkufizuese është vërë në praktikë sa qelë e mbyllë sytë!
Populli në mes të teorive të konspiracionit dhe një qeverie e cila para syve të saj është e para që nuk jep shembullin e duhur në lidhje me respektimin e masave mbrojtëse, tani ndodhet në mjegull.
Kompetentë të Institutit kombëtarë të shëndetit publik thërrasin për përkujdes të shtuar që duhet të mirret edhe si thirrje për ndihmë, meqë ata i njohin më së miri kushtet në të cilat punojnë, por kjo thirrje dëshmohet se bie në veshë të shurdhër, ilustruar nga shifrat që flasin kjartë çdo ditë.

Edhe pse në të gjithë Evropën masat kufizuese po bien, Kosova si duket nuk interesohet për detaje.

« Në detaje rrin dreçi » thot populli.

✈️ Përkundër edhe hapjes së kufijve ajror Zvicra sot më 15 qershor të gjithë atyre që kanë fluturuar nga Suedia ua ka bërë matjen e temperaturës në aeroport. Ngjashëm do të veproj edhe për dy fluturime të tjera nga po ky shtet që do të vijnë këtë të mërkure.
Masat lehtësuese gjithëmonë përcillen me një përkujdesje dhe përfillje jo të njejtë për çdo shtet, mvarësisht nga konteksti.

❗️Në çkontekst duhet të gjendet Kosova e cila rrethohet poashtu nga shtete ku numri me Covid 19 është në rritje për t’a vënë në vepër një koncept të ri që do të shpëtonte popullin e saj?