SHPËRNDAJE
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka njoftuar rreth takimit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë, se dy presidentët, do të takohen nesër në Bruksel për të shkëmbyer mendime mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, në funksion të marrëveshjes së korrikut, mbi fillimin e përgatitjes së “fazës së re të dialogut”, transmeton lajmi.net.

“Ata do të priten nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini me anë të takimit joformal në mes të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti i Serbisë dhe i Kosovës, Aleksandar Vuçiq e Hashim Thaçi do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, në funksion të marrëveshjes së korrikut deri në fillim të planifikuar të përgatitjes së një “faze të re të dialogut””, ka thënë Kocijancic në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.