SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një kosovar është vrarë në Siri, duke thënë se nuk informacion zyrtar nëse bëhet fjalë për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit.

“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Ndërsa, vrasjen e Muhaxherit në Siri e kanë konfirmuar familjarë të tij.