SHPËRNDAJE

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se PAN-i është duke e zvarritur pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive, sepse sipas tij, nuk i kanë as numrat e as besimin për të qeverisur.

Konjufca ka thënë se PAN me çdo kusht po dëshiron të qëndrojë në pushtet, sepse e shohin si ministri nga drejtësia.

“PAN nuk po merr pjesë në seancën që e kanë thirr ata vet. Me çdo kush duan të mbesin në pushtet, sepse pushtetin shohin si amnisti nga drejtësia”, ka thënë Konjufca.