SHPËRNDAJE

Është mbajtur sot provimi pranues në pjesën më të madhe të Njësive akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast rektori i UP-së, Marjan Dema, me disa prorektorë, vizituan pesë njësi akademike, Fakultetin e Edukimit, atë Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik dhe atë Filozofik.

Demaj tha se është i kënaqur me procesin e deritanishëm dhe pret që në afatin e ardhshëm të pranohen të gjithë ata studentë që e meritojnë.

Ai tha se këtë vit janë 12 mijë kandidatë që i nënshtrohen provimit pranues,

raporton KTV.

Sipas tij, interesimi më i madh është në Fakultetin e Edukimit, Fakultetit Filozofik, sidomos në ato programe që japin mundësi më të madhe për punësim.

Të kënaqur me procesin dhe me shpresë që kanë kaluar provimin pranues janë shprehur edhe kandidatët. Ndryshe, rezultatet përfundimtare të provimit pranues do të bëhen të ditura më 26 korrik.