SHPËRNDAJE

Koreja e Veriut ka paralajmëruar të rrëzojë të gjithë avionët amerikanë, nën arsyetimin se Presidenti Donald Trump i ka shpallur luftë. 

Vendi komunist ka bërë të ditur se ka të drejtën të qëllojë të gjithë avionët luftarakë amerikane , edhe nëse ato nuk janë në hapësirën e saj ajrore .

“Trump pretendoi se liderishpit të Koresë së Veriut po i vinte fundi, dhe i shpalli luftë vendit tonë, tha Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, të hënën në Nju Jork.

“Meqenëse Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë vendit tonë, ne kemi çdo të drejtë të marrim të gjitha masat  vetë-mbrojtëse, duke përfshirë të drejtën për të qëlluar bombarduesit strategjikë të Shteteve të Bashkuara në çdo kohë edhe, kur ato nuk janë ende brenda kufirit hapësinor të vendit tonë”, tha Ri.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, hodhi poshtë pretendimin se Trump i kishte shpallur luftë Koresë së Veriut.

“Sinqerisht, ky sugjerim është totalisht absurd,” tha Sanders në një konferencë shtypi të hënën.