SHPËRNDAJE

Ky ushtrim është kryer si përgjigje në provën e gjashtë nukleare të Koresë Veriore dhe ka përfshirë raketën balistike “Hyunmu” si dhe aeroplanët luftarak F-15.

Koreja Jugore e ka lëshuar natën në mes të dielës dhe të hënës raketën balistike si përgjigje shkrepjes provokuese të Koresë Veriore të mjetit për të cilin Pheniani pretendon se është versioni miniatural i bombës hidrogjenike, lajmëron agjencia e Koresë Jugore Yonhap.

Ushtria e Koresë Jugore ka kryer ushtrimin në të cilin kanë simuluar sulmin në stabilimentet nukleare të Koresë Veriore, duke i gjuajtur “caqet e caktuara në Detin Lindor”, pretendon Yonhap duke u thirrur në Shtabin e përgjithshëm të forcave ushtarake të Koresë Jugore.

“Këto ushtrime janë kryer si përgjigje në provën e gjashtë nukleare të Koresë Veriroe dhe ka përfshirë raketën balistike “Hyunmu” dhe aeroplanët ushtarak F-15, theksohet në lajmin e agjencisë jugkoreane.

Në ushtrimin ushtarak janë përdorur raketat e rrezes së gjatë veprimi ajër- tokë si dhe raketat balistike, theksohet në kumtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore.

Ushtrimin e kanë kryer vetëm forcat e Koresë Jugore, por po përgatiten ushtrime të reja të cilat do të kryhen bashkë me forcat e SHBA në Korenë Jugore, përmendet në kumtesë.