SHPËRNDAJE

Top diplomati i Koresë Veriore e ka quajtur “lehje qeni” fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mërkurën, Trump tha se do ta shkatërrojë plotësisht Korenë Veriore nëse ajo përbën kërcënim ndaj SHBA-së apo aleatëve të saj.

Ndërsa, komentet e ministrit të Jashtëm, Ri Yong-ho, ishin të parat të një zyrtarit të lartë të Koresë Veriore ndaj fjalimit të Trump.

Koreja Veriore ka vazhduar me zhvillimin e programeve të armëve bërthamore në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.

Ri ka thënë para gazetarëve afër zyrave qendrore të OKB-së në Nju Jork: “Është një thënie që thotë: ‘Kur qentë lehin, karvani ecë’”.

“Nëse Trump po mendonte të na befasonte me lehje qeni, atëherë është e qartë se ai po ëndërron”, ka thënë Ri.