SHPËRNDAJE

Qeveria Gjermane ka kërkuar të marrë përsipër zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, e cila ka bllokuar funksionimin e linjës së re të interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Sipas Ministrisë Gjermane të Bashkëpunimit Ekonomik, mosmarrëveshja e vjetër mes operatorit të transmetimit të Serbisë, EMS dhe operatorit të transmetimit të Kosovës, KOST, po pengon investimet në sektorin e energjisë në rajon dhe po bllokon integrimin e tregut rajonal të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

 

Linja e cila u inaugurua në qershor të vitit 2016 e financuar nga Gjermania, ka kushtuar rreth 75 milionë euro, por pavarësisht se është gati prej mëse një viti, nuk është vënë në punë për shkak se Serbia nuk njeh operatorin e transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT.Nga ana tjetër, Shqipëria dhe Kosova po humbasin miliona euro nga mosfunksionimi i linjës, ndërsa Serbia e ka kushtëzuar njohjen e KOST si entitet të veçantë me dhënien e një licence për shpërndarjen e energjisë elektrike në Mitrovicën e veriut brenda territorit të Kosovës.Qeveria shqiptare është ankuar më herët në Sekretariatin e Energjisë në Vjenë, por Serbia nuk iu bind kërkesës dhe as nuk u ndëshkua për shkeljen.Sekretariati i energjisë pritet të kontaktojë qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për procesin e ndërmjetësimit në të ardhmen e afërt, ndërsa angazhimi i qeverisë Gjermane pritet të shënojë fundin e mosmarrëveshjes, e cila do t’i japë përfitime të ndërsjella financiare Shqipërisë dhe Kosovës.