SHPËRNDAJE

Ndërsa sezoni veror po shkon drejt mbylljes, policia ka marrë përshtypjet për punën e saj, nga udhëtarët nga Kosova që zgjodhën të kalonin pushimet në plazhet shqiptare.

Ky është viti i dytë radhazi që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës zhvillojnë këtë pyetësor.

Inspektimi u krye në akset Rrëshen-Milot, Milot-Lezhë dhe Lezhë-Shëngjin, aty ku janë stacionuar edhe patrullat rrugore të përbashkëta.

Ndërkohë kjo e enjte ka sjelle një fluks të madh të emigrantëve Kosovarë që kthehen në vendet ku jetojnë në perëndim, përmes territorit shqiptar.

Policia kufitare e Morinës punoi me procedure te përshpejtuar kalimi.

Sipas autoriteteve ditët në vijim pritet të jenë edhe më të ngarkuara në Morinë.