SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën finale të partive politike.

Mësohet se sot janë certifikuar PDK, LDK, AAK-PSD dhe koalicionit VAKAT.

Mësohet se numri i kandidatëve nga këto parti shkon në 385.

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor Stevan Veselinoviq e ka braktisur mbledhjen e këtij komisioni për shkak të marrjes së vendimit që dokumentet e identifikimit të votuesve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë duhet të jenë të lëshuara në Kosovë.

“Është shkelur neni 90 i Ligjit të zgjedhjeve dhe neni 16 i Rregullit për zgjedhjet nr. 09/2013 ku thuhet qartë se për votim si mënyrë e identifikimit të votuesve përdoren të gjitha dokumentet e vlefshme me përjashtim të patent shoferit i cili duhet të jetë lëshuar në Kosovë”, ka thënë Veselinoviq në kumtesë.