SHPËRNDAJE
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit të mos mund të garojë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Valmir Ismaili nga Demokracia Plus me anë të një postimi në facebook, transmeton lajmi.net

“Zafir Berisha decertifikohet nga KQZ, bazuar ne nje vendim perfundimtar te dates 12.10.2015. Mire qe u decertifiku, por ku ka qene ky vendim me heret per zgjedhje qendrore?“, ka shkruar Ismaili.

KQZ është duke zhvilluar një mbledhje ku do të vendoset për kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin.