SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje diskutoi për mundësinë e decertifikimit të 86 kandidatëve për zgjedhje lokale, pasi siç u tha, për ta ka vendime gjyqësore. Ndër ta ishte edhe kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha.

Por, ky komision nuk vendosi dje se ç’do të bëhet me fatin e tyre, ndërkaq që e la se kjo gjë të diskutohet në mbedhjen e ardhshme që do të mbahet sot.

Metro merr vesh nga burime brenda KQZ’së se takimi është caktuar në orën 14:00, ndërkaq akoma nuk është e qartë se çfarë do të vendoset për 86 kandidatët. Mësohet se rendi i ditës do të jetë i njëjti nga mbledhja e kaluar, e ku do të diskutohet vetëm decertifikimi i disa kandidatëve.

Ndërkaq, mundësinë për decertifikim nga zgjedhjet lokale e komentoi më i përfoluri për këtë, Zafir Berisha nga Nisma. Ai e cilësoi si qëllimkeq e që, sipas tij, po ia bëjnë si ‘hakmarrje pse nuk e votoi PAN’I’.

Për Berishën problem mund t’i dalë me një dënim 140 eurosh, e për të cilin kishte vendim të gjykatës, e të cilën gjë ai e cilësoi si të papranueshme. Kandidatët e tjerë, ndërkaq, që rrezikojnë të decertifikohen janë kandidatë për asamble komunale.

Ndryshe, KQZ’ja nuk e kishte vënë në diskutim këtë çështje në zgjedhjet e pergjithshme, ndonëse dihet se në listat e partive ka mjaft kandidatë ndaj të cilëve ka vendim gjyqësor./metro