SHPËRNDAJE

Kryetari  i Këshillit i Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit ka thënë se do të donte të besonte që qytetarët kanë bërë një zgjedhje të duhur.

Krasniqi me një postim në facebook, ka shkruara se duhet pritur për të parë në sovrani ka zgjedhur atë që i duhet shtetit dhe kombit.

Postimi i plotë i Krasniqit:

DO TË DOJA TË BESOJA?!

Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmës pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!

Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e Madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!

A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim!

Unë do të doja të besoja?!

Me gjithë atë, le të shpresojmë!.