SHPËRNDAJE

Shefi i Grupit Parlamentari të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është obligim i joni që sportin dhe kulturën ta vëmë prioritet.

Krasniqi ka kërkuar nga deputetët që të ketë konsensus për votimin e ligjit për sponzorizime.

“Ne e kemi ftuat këtë seancë të jashtëzakonshme duke besuar që kjo është temë urgjente. Ligji për sponorizime është mundësia e vetme që e nxitë biznesin të investojë në sport dhe kulturë. Ky ligj nuk mundet mu keqpërdor ashtu qysh po mendojnë disa”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se e kemi borxh me ja dhanë këtë mundësi korporatave dhe bizneseve me mbështet sportin dhe kulturën .

“Ftoj deputetët që ta votojnë amendamentin 5 të propozuar nga z.Haxhiu dhe kundër amendamentin e propozuar nga komisioni. Është momenti i duhur që të kemi konsensus për këtë çështje”, u shpreh Krasniqi.