SHPËRNDAJE
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi iu është përgjigjur akuzave të Lutfi Hazirit nga LDK se kinse partia e tij është mosmirënjohëse.

Haziri e ka quajtur poashtu degraduese gjuhën e strukturave të PAN-it për thirrje në votat e LDK-së.

Memli Krasniqi thotë për “Indeksonline” se PDK ishte ajo e cila e ka bërë për herë të parë LDK-në me kryeministër në historinë e tyre.

“PDK e ka bërë LDK-në me kryeministër për herë të parë në historinë e tyre dhe atë si humbës të zgjedhjeve. Kështu që mosmirënjohës mund të jenë ata nëse nuk e vlerësojnë këtë zemërgjerësi politike që ua kemi treguar ne”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, poashtu thotë se është Kushtetuta dhe ligjet e saj që ia lejojnë deputetit të vendosin vetë për votën e tyre në pajtim me bindjet që i kanë.

“Ndërsa sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, deputet janë të lirë në mandatin e tyre dhe vendosin vet për votën e tyre në pajtim me bindjet që i kanë”, ka theksuar ai.