SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se veprimet më të fundit të SHBA-së kundër Kubës janë për të ardhur keq dhe se Moska e konfirmon solidaritetin e saj me Havanën.

Po ashtu, kjo ministri ka thënë se qasja e re e Administratës Amerikane ndaj Kubës ngjan me një retorik të Luftës së Ftohtë.

Të premten që lamë pas, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi kufizime me të ashpra ndaj amerikanëve që udhëtojnë për në Kuba, si dhe një ndalesë ndaj bizneseve amerikane me ushtrinë e ishullit të Karaibeve, duke thënë se po e anulonte marrëveshjen e tmerrshme dhe keq udhëhequr të ish-presidentit Barack Obama për liberalizimin e marrëdhënieve me Havanën.