SHPËRNDAJE

Shkruan: Agron Berisha

 

Këto ditë është berë zhurmë e madhe dhe spekulime rreth organizimit dhe zhvillimit të luftës në Koshare, shpeshherë edhe nga njerëz jo kompetent e spekulant të ndryshëm.

Shpesh janë shtrembruar faktet, kjo për shumë arsye, e sipas meje një ndër arsyet kryesore është anashkalimi i njerëzve më meritor të kësaj beteje e shumë betejave tjera. Arsye tjetër është edhe modestia e njerëzve meritor, të cilët nuk janë marrë shumë me meritat e veta dhe të bashkëluftetarëve, ata nuk janë ekspozuar sepse nuk kanë ndjerë nevojën e lavdisë.

Por ti kthehemi temës, në gjithë ketë kostalacion zhvillimesh duhet te jemi argumentus dhe faktik.
Nasim Haradinaj, që nga fillimi i luftës u kthye nga Suedia në frontet e luftës në Dukagjin, duke u kthyer në vigan të betejave të rëndësishme në ketë rajon.
Ai pas pakënaqësisë rreth organizimit te luftës, futjes së segmenteve tjerë ushtarak (pa aprovimin e SHP të UÇK-së) i plagosur, largohet nga kjo zonë duke u ngarkuar me detyra të reja nga SHP i UÇK-së.
Në fund te verës së 98′ ai morri detyra dhe pergjithësi te reja nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Një ndër detyrat ishte mobilizimi i forcave dhe pergatitja për thyerjen e kufirit, me qellim te hapjës së koridoreve për furnizim dhe për kalimin e civilëve.
Më ketë ai arriti të mobilizoi qindra luftëtar dhe epror, e gjithë kjo në koordinim te ngushtë me Ushtrinë e Shqipërisë rrespektivisht korpusin e Kukësit dhe Gjeneral Kudesi Lamaj.

Në ketë fazë (fillim vjeshta e 98′), kishte edhe forca të tjera të koncentruara në Shqipëri e të cilat kontrolloheshin nga qeveria në egzil e Bujar Bukoshit.
Në fund-verë dhe fillim- vjeshtë të 98′, me iniciativen z. Nasim Haradinaj filluan përpjekjet për bashkimin e të gjitha forcave te UÇK-së në një front të përbashkët, bashkim i cili u arrit me marrëveshjën e Oslos, në mes të Xhavit Halitit (përfaqësues i SHP të UÇK- së), Ahmet Krasniqit (MB në Qeverinë e Kosovës) dhe Adem Demaqi (Përfaqësues Politik i UÇK-së), e gjithë kjo nën influencimin e eprorve që tashmë kishin bashkuar forcat në teren, Gjeneral Nasim Haradinaj dhe Agim Ramadani (ai ketë të fundit e kishte njohur me propozimin e shokut të tij të ngusht nga burgu z. Gani Vlahna, i cili i kishte percjellë përshtypjet me të mira për Agimin).

Pas shumë mundi, sakrifice dhe duke tejkaluar të gjithë akteret destruktiv, të gjitha forcat e UÇK-së në Shqipëri, te asistuara edhe nga Ushtria Shqiptare, filluan përgatitjen e aksionit “Shigjeta”, i hartuar nga eprorët, aprovuar nga Shtabi I Përgjithshëm i UÇK-së e i cili filloi të zbatohej nën komandën e Gjeneral Rrustem Berisha dhe komandantëve të tjerë si: Gjeneral Nasim Haradinaj, Agim Ramadani etj.

Duhet të theksohet se i gjithë operacioni dhe angazhimi ushtarak në Koshare, ishte nën organizimin e Shtabit të Pergjithshëm dhe komandës së zonës përkatëse, ZO të Dukagjinit, komandant i së cilës ishte Gjeneral Ramush Haradinaj.

Për hir të opinionit publik, është mirë të evidentohen faktet dhe të mos lihet hapësirë e spekulimit nga spekulatë, përfitër dhe protagonistë të rremë, të cilët mundohen ta dezinformojnë opinionin me qëllim të përfitit politik, personal e klanor.
Gjithashtu, është mirë që sa më parë protagonitët real të dalin me fakte dhe argumente, me qëllim të pasqyrimit sa më real të faktografisë sa i përket Betejës së Kosharës dhe betejave tjera në Kosovë.
Thesarët e luftës si Nasim Haradinaj, duhet pa ngurim të shfrytëzojnë të gjitha format e informimit publik për të ndriquar faktet, dhe unë u bëj thirrje publike që kjo të bëhet urgjentisht..

P.S.
Fati i madh i kombit tonë është se, krahas heronjëve dhe dëshmorëve të kombit kemi me dhjetra e qindra heronjë të gjallë.
Ata meritojnë respektin dhe mirënjohjen e njejtë, sepse fati deshti që ata të tejkalojnë çdo sakrificë dhe pengesë. Për asgjë më shumë, popullit dhe brezave të rinjë t’ia sjellin gjithë përjetimit dhe heroizmin e atyre qe ranë në altarin e lirisë dhe atyre qe janë gjallë.

Image may contain: 3 people, outdoor

 

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, night and suit