SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj ka akuzuar Vetëvendosjen se ka dalë në krah të mbështetësve të Sllobodan Milloshevicit. Ka thënë se të majtët kanë përkrahur regjimin e Milloshevicit në Kosovë. Por, ka thënë se përkrahja e të majtëve nga Vetëvendosje po bëhet sepse kanë hyrë në borxh ndaj tyre pasi kanë marrë përkrahje.

Ramush Haradinaj, pa i përmendur emrin Partisë së Albin Kurtit, ka thënë se dikush në Kosovë është renditur me ata që dikur ishin në krah të Sllobodan Milloshevicit, i cili kreu gjenocid ndaj shqiptarëve.

Por, e ka arsyetuar qëndrimin e Vetëvendosjes për t’i përkrahur majtistët në Gjermani, duke thënë se kjo parti ka marrë përkrahje nga adresa të dyshimta dhe ka hyrë borxh ndaj tyre.

“Lëvizje e majta kanë përkrahur Milloshcicvit. Kanë hy borxh në adresa të gabuara. Kanë marrë përkrahje prej qendrave të gabuara”, ka thënë Haradinaj.