SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një vizitë në Policinë e Kosovës, konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së.

Me këtë rast, Haradinaj bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, janë takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin raporton Indeksonline.

Një ditë më parë kryeministri Haradinaj ka takuar edhe sindikalistët e Policisë, të cilëve u ka premtuar rritje të pagave,s sigurimeve shëndetësore dhe ndryshim të Ligjit të Policisë.