SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka deklaruar se Maqedonia do të abstenojë nëse vjen deri te votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa për Serbinë është me rëndësi që ajo t’i përmbahet marrëveshjes.

Brnabic ka thënë se votimi eventual  i Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO nuk do të ishte në interes të bashkëpunimit së Serbisë me Maqedoninë. “Zoran Zaev ka thënë se sivjet kjo nuk do të jetë temë, është me rëndësi se nëse do të jetë temë që të gjithë t’i përmbahemi marrëveshjes, edhe sivjet edhe vitin e ardhshëm.

Në çdo rast mendojmë se do të vazhdojmë dialogun, dhe unë i besojë kolegëve tanë rajonal dhe pres që të gjithë ta mbajmë fjalën”, ka thënë Brnabic në intervistën të cilën e publikoi sot televizioni shtetëror serb RTS.