SHPËRNDAJE

Kryesia e vjetër e kuvendit është mbledhur sot për të diskutuar rreth mbajtjes së seancës, e cila pritet të ndodhë më 3 gusht, pra javën e ardhshme.

Në këtë mbledhje do të bëhen përgatitjet e seancës konstituive të kuvendit të Kosovës, me ç’rast pritet të caktohet rendi i ditës.

Në mbledhjen e kryesisë së kuvendit, janë duke marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, përfshirë këtu, edhe Vetëvendosjen, LDK-në dhe Listën Serbe, parti këto të cilat bojkotuan takimjn e djeshëm, të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.