SHPËRNDAJE

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Persona e Zhdukur familjarë dhe politikan kanë vendosur luleve te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PAN-it, Ramush Haradinaj ka nderuar të pagjeturit e luftës duke vendosur pranë përmendores lule. Kryetari i AAK-së ka thënë se çështja e të pagjeturve duhet të zgjidhet sa më parë.

“Duhet te jemi bashkë dhe te përballemi me të vërtetën dhe duhet kjo temë të diskutohet. Nuk guxojmë me lënë si teme e te pagjeturve por duhet të zgjidhet si temë e Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline

Nga ana tjetër, Prenk Gjetaj, kryetar i Shoqatës së të Pagjeturve tha se me mesazhet e balonave simbolizon opinioni qe ende plaga e të pagjetueve po i përcjellë ata.

“Prandaj do të hedhim 18 balona në ajër, për 18 vite pas lufte qe nuk jane gjetë”, është shprehur ai.

Kurse , Bajram Çerkini, familjar i të zhdukurve, theksoi se adresa e të zhdukurve është Serbia. “Kemi skica, dëshmi, rrëfime të familjarëve. Betohem se sikur te ishin ma kembgulës krerët e institucioneve do të kish qenë puna ma mirë. Kush po pritni më ardh me kajt për fëmijë tonë pyet Cerkini. Duke ju drejtuar familjarëve të paktët qe kanë ardhur në ndërim të kësaj dite”, është shprehur ai.