SHPËRNDAJE

Kryeministri në dorëheqje, njëherit kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, para simpatizantëve të partisë së tij në Istog, ka folur për sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë detyrës sa ishte si kryeministër, duke përmendur këtu krijimin e ushtrisë, projektit për copëtimin e territorit të vendit, e temave të tjera.

Ai në një postim në Facebook, ka theksuar se nuk ka qenë e lehtë për të për t’i dalë përballë copëtimit të Kosovës, shkruan GazetaDirekt.

Postimi i plotë:

Nuk ishte e lehtë t’i dal përballë projektit për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional. Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleances në Istog, bashkë për fitore!

RH