SHPËRNDAJE

“Koalicioni me AAK-në ka përfunduar të dielën në orën 7 kur u mbyllën vendvotimet”.

Janë këto fjalët e kreut të Nismës, Fatmir Limaj karshi koalicionit dhe partneritetit me AAK-në dhe liderin, Ramush Haradinaj.

AAK e Nisma për Kosovën nuk do jenë më partnerë. Zgjedhjet lokale do t’i gjejnë të ndara këto dy parti duke lënë mundësi të hapur për bashkëpunim të mundshëm eventual në ndonjë komunë.

Këtë për Rubikon të KTV-së e bëri të ditur lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

“Nisma do të shkoj e vetme në zgjedhje në çdo komunë të Kosovës duke e lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim në ndonjë komunë”, ka thënë Limaj.