SHPËRNDAJE

Kryetar i Levizjes Vetevendosje ne postimin e tij te fundit ne facebook tregoi se qeveria e tyre do perkrahin intensivisht botuesit, për përkthim të veprave cilësore letrare e teorike, por edhe për botimin e autorëve vendorë.

“Libri është themel i pazëvendësueshëm i kulturës. Duke mos i respektuar librat përfunduam me këta qeveritarë injorantë e hajna.

I vizituam me shumë interes stendat e shtëpive botuese nga Kosova e Shqipëria, takuam autorë e përkthyes tek botuesit “Koha”, “Buzuku”, “Pika pa Sipërfaqe” etj.

Por një prej botimeve që vlen ta përmendim është ai i numrit të dytë të Publikes Shqiptare, nga shtëpia botuese “Zenit”. Aty mund të gjeni tekste të rëndësishme për formësimin ideor të VETËVENDOSJE!-s.

Sigurisht, ka edhe shumë tituj të tjerë me vlerë. Ju ftoj të shkoni në panair e të zgjidhni librat tuaj, sepse leximi është akt atdhedashurie!”