SHPËRNDAJE

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vendin.

Ai pas votimit të tij në ambientin e Fakultetit Ekonomik pas orës 10:00, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim.

Kurti ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një proces demokratik, duke uruar qytetarët për siç ka thënë ai festën e Demokracisë