SHPËRNDAJE

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i tronditur nga seria e sulmeve në Londër, teksa i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.

Ai ne profilin e tij ne Facebook shkruan :

Jemi të gjithë të tronditur nga sulmi i djeshëm terrorist në Londër, sulmi i dytë brenda pak kohësh në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngushëllimet dhe solidariteti ynë shkon për familjarët e viktimave, për të plagosurit e për gjithë qytetarët britanikë, si dhe për institucionet e për ambasadorin O’Connell.

Britania është partner i rëndësishëm historik e strategjik i Kosovës dhe i shqiptarëve, vend që na ka ndihmuar ushtarakisht e politikisht, si dhe vend ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh mërgimtarë. Ndaj në këto çaste të vështira është e rëndësishme t’i ofrojmë mbështetjen tonë, sado modeste.