SHPËRNDAJE

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka ardhur edhe reagimi ish kreu të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Deputeti i VV-së ka thënë se që prej konstituimit të Kuvendit tash kapja e shtetit po ndahet në ujdi me Serbinë.

 

Ky është postimi i tij në Facebook

 

Ato 62 vota të cilat votuan dje kryeparlamentarin e nesër duan ta votojnë kryeministrin, janë shumicë në Kuvend. Mirëpo, veçse teknikisht janë shumicë. Në anën tjetër, tek 58 deputetët e tjerë, ka shumë më tepër vota qytetarësh të Kosovës dhe ato janë shumica shqiptare.

Që prej konstituimit të Kuvendit tash kapja e shtetit po ndahet në ujdi me Serbinë.

Kosova nuk është vetëm shtet i kapur. Shteti i Kosovës po mirret peng. Pra, jo vetëm Kadrija, por dyfish Serbia.

Me strukturat paralele si mbetje e okupimit në çerekun e territorit të vendit tonë. Me partinë e saj si aksionare vendimtare për kreun e Kuvendit e të Qeverisë.

Nuk është hera e parë që shqiptarëve u duhet të përballen me krajl e me mbret.