SHPËRNDAJE
Crown Metropol, Melbourne, Victoria. Copyright 2014 Terence Carter / Grantourismo. All Rights Reserved.

Sipas një raporti të publikuar më herët këtë vit, ekonomitë që tani janë në rritje do të dominojnë listën e ekonomive më të fuqishme deri më 2030.

Raporti, i publikuar nga ‘PricewaterhouseCooper’, gjeti se ekonomitë në rritje si India dhe Brazili do të sfidojnë dukshëm dominimin ekonomik të SHBA-së dhe Kinës, përderisa të tjerët do të mbesin prapa.

Raporti i radhit shtetet sipas produktit të tyre të brendshëm global (PPP). PPP është një model i cili përshkruan fuqinë blerëse, pra vlerën e një monedhe të dhënë.

Kjo është lista e shteteve me ekonomitë më të fuqishme deri më 2030 (të gjithë numrat e cituar më poshtë janë në dollarë amerikan):

21. Nigeria – 1.794 trilion dollarë

20. Pakistani – 1.868 trilion dollarë

19. Egjipti – 2.049 trilion dollarë

18. Kanadaja – 2.141 trilion dollarë

17. Spanja – 2.159 trilion dollarë

16. Irani – 2.354 trilion dollarë

15. Italia – 2.541 trilion dollarë

14. Koreja e Jugut – 2.651 trilion dollarë

13. Arabia Saudite – 2.755 trilion dollarë

12. Turqia – 2.996 trilion dollarë

11. Franca – 3.377 trilion dollarë

10. Mbretëria e Bashkuar – 3.638 trilion dollarë

9. Meksika – 3.661 trilion dollarë

8. Brazili – 4.439 trilion dollarë

7. Gjermania – 4.707 trilion dollarë

6. Rusia – 4.736 trilion dollarë

5. Indonezia – 5.424 trilion dollarë

4. Japonia – 5.606 trilion dollarë

3. India – 19.511 trilion dollarë

2. SHBA-ja – 23.475 trilion dollarë

1. Kina – 38.008 trilion dollarë