KQZ, ka treguar se cili kandidatë ka marrë më së shumti vota në Prekaz.
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka dal si kandidati më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt, shkruan Gazeta Express.
Ai mori gjithsej 958 vota në gjashtë vendvotime të këtij fshati. Në ndërkohë kundër kandidatët e tij morën dukshëm në pak vota.
Vjosa Osmani arriti t’i grumbullojë 175 vota në Prekazin historik, teksa Avdullah Hoti atje i siguroi vetëm 11 vota.
Më shumë vota se Hoti në Prekaz mori lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, parti me të cilën LDK’ja garoi në koalicion.
Në ndërkohë lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj në Prekaz mori 15 vota.
Këto të dhëna janë marrë nga numërimi i votave në formularët e publikuar nga KQZ’ja.