SHPËRNDAJE

Në internet është paraqitur xhirimi i likuidimit të terroristit i cili kishte marrë pjesë në sulm në pushimoren spanjolle Cambrils në të cilin u lënduan 7 njerëz.

Vetëm tetë orë pas sulmit terrorist në Barcelonë, në të cilin kanë vdekur 14 njerëz dhe mbi 100 janë lënduar, në Cambrils ndodhi edhe një sulm, kur vetura i goditi këmbësorët.

Në përleshje të armatosur me policinë, u vranë pesë sulmues.

Në xhirim, i cili u publikua shihet se si terroristi u qëllua me disa plumba, por u ngritë në këmbë dhe duke thirrur parolla u nisë kah policët e armatosur të cilët gjuajtën përsëri në të dhe në fund e vranë.

“Disa terroristë kanë tentuar që me një kombi t’i shkelin këmbësorët në zonën e kalimtarëve në Cambrils, por vetura iu përmbys dhe më pas policia vrau katër prej tyre. Një terroristë policët e plagosën në shëtitore”, ka lajmëruar radio lokale.

Sulmuesi i plagosur më vonë vdiq në spital nga plagët e marra. /metro