SHPËRNDAJE

Në Kosovë, do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë.

Sipas Prishtina Weather, java e fundit e shkurtit do të ketë mot më të butë, me kthjellime dhe diell.  Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me mjegull.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të jenë më të theksuara ditën e shtunë.

24.02 – Butë, kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.

25.02 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën mot i butë dhe kryesisht me diell.

26.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull.

Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore.  Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 2C, e maksimalet luhaten nga 13C deri 16C.

Era do të fryj drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga 1-6m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, lartë mbi vlera normale.