SHPËRNDAJE

Sipas ministrit të imigracionit, Ahmed Huseen, në pasaportat e Kanadasë përveç femër dhe mashkull do të hyjë edhe një gjinia e tretë “X”.

Ministri njoftoi se gjinia “X” në pasaporta do të hyjë në fuqi që nga 31 gushti. Opsioni X në pasaportë do të bëjë më të lehtë për njerëzit që nuk identifikohen si femra apo si meshkuj, për të marrë pasaporta dhe dokumente të tjera qeveritare.

Ky veprim i qeverisë është ndërmarrë kryesisht për transgjinorët pas disa debateve publike. Kështu, qeveria kanadeze mendoi opsionin gjinor “X” për ta shtuar në pasaportat e saj, për të gjithë transgjinorët që kanë hasur probleme të këtij lloji.