SHPËRNDAJE

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, të enjten do të organizojë mbajtjen e një tryeze ë të cilën do të diskutohet për krizë që ka përfshirë Kuvendit e Kosovës.

Sipas njoftimit të dërguar për media në këtë tryezë do të diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje për ta dalë nga kjo situatë.

“Nisur nga kjo gjendje e bllokadës lidhur me formimin e institucioneve te dala nga zgjedhjet, “Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa” (Koalicioni LAA), organizon tryeze diskutimi më datë 16 gusht 2017, në orën 11.00, në sallën N-409 ( Salla Alternative) në Kuvendin e Kosovës”.

Qilimi i tryezës është diskutimi dhe propozimi i modaliteteve për gjetjen e zgjidhjes në te cilën është future Kuvendi i Kosovës që nga certifikim i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve te parakohshme. Ne tryeze janë te ftuar deputetët e koalicionit LAA, te Lëvizjes Vetëvendosje dhe te minoriteteve, si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese nga shoqëria civile dhe nga fusha akademike”, thuhet në njoftim.

Tryeza do të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës, dhe do të nisë nga ora 11:00.