SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri nga tani e tutje do të jetë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Aderimin e tij do ta zyrtarizojë nesër ku fton të gjithë familjarët e miqtë e tij që ta përkrahin në rrugëtimin e tij, shkruan GazetaDirekt.

Postimi i plotë:

Lajmrim për ata që më besuan dhe më besojnë!

Për t’i dhënë edhe më shumë kuptim slloganit “Kosova 100 % Shtet”, nesër do të aderoj në Aleacna për Ardhmërinë e Kosovës e prirë nga Ramush Haradinaj, i dëshmuar që është njeriu i duhur të bëjë ndryshimin në Kosovë.

Andaj, ju bëj thirrje publike vllezêr dhe motra, rini djem e vajza, kolegë të Estradës e ju gurbetqarë, që nesër të jemi bashkë në ora:19:00 në Sheshin 21, për të më përkrahur sikur deri më sot, sepse do të jem i njëjti duke u munduar të bëjë më të mirën për juve dhe Kosovën.

Zoti na bekoftë, dalshim faqebardhë me AAK-në dhe Ramush Haradinajn në ballë!

Ju më bët nderë njëherë, unë njëqind herë!
Ju më bëni nderë të ma shpërndani këtë thirje vllazerore, do ju bëjë nderë e shërbim me mijera herë si një shërbêtorë i kësaj Toke.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë.
AAK