SHPËRNDAJE

Shtatë detarët që u zhdukën pasi USS Fitzgerald u përplas me një anije tregtare jashtë Japonisë u gjetën të vdekur, njofton Marina e SHBA-së dhe mediat japoneze.

Përplasja ndodhi shtunën dhe filloi një kërkim për shtatë marinarë të humbur, pasi një helikopter evakuoi tre persona të lënduar të ekuipazhit.

Ushtria amerikane tha se punonjësit e shpëtimit gjetën trupat të dielën pas marrjes së aksesit në pjesët e dëmtuara të anijes.

Ai tha se ata do të dërgohen në një spital japonez për tu identifikuar.

Incidenti ndodhi dje rreth 104km në jug-perëndim të qytetit të Yokosukës.

Ana e djathtë e anijes së Marinës ishte dëmtuar rëndë nga përplasja, por anija më vonë arriti të kthehej  në bazën e saj në Yokosuka, me ndihmën e anijeve të marinës amerikane.