SHPËRNDAJE

Kreu i kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mund të themi se tanimë e hapi fushatën e tij zgjedhore, për tu bërë Kryeministër i vendit.

Veprimet e tilla dhe inatet personale mes liderëve, tregojnë hapur se pazaret e tyre nuk po përputhen mes vete, kjo është njëra nga format më të shpeshta që e praktikojnë liderët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kufiri me Serbinë s’ka dyshim se është njëri nga planet e hartuara nga Presidenti Thaçi dhe me veprimet e tilla dhe me deklarata boshe, mundohen të gjuajnë “mjegull”, në popull dhe të gjejnë rrugë alternative për të dal nga situatat e pa dëshiruara, për të mos i ndëshkuar populli për të bëmat e tyre.

Çdo ditë e më shumë mund të themi se fakti që LDK-ja është vegël e Hashim Thaçit, po del në pah. Kjo, më së miri do të dëshmoresh në zgjedhjet e ardhshme, kur edhe këto dy subjekte politike do të bëjnë koalicion dhe prapa si gjithmonë gumë rezervë do ta kenë AKR-në me dy deputet.

Ja çfarë do të ndodh tani ne fillim te pranverës. LDK-ja do ti rikujton vrasjet e pasluftës pasi është e vetmja metodë e tyre për zgjedhje por kurrë nuk do ti përmendin 3 % por siç thonë  ata për te mirën e shtetit bashkëpunojnë me të gjithë.

Ndërsa, PDK-ja si gjithmonë do ta kuaj rolin e viktimës duke thënë se vetëm PDK-ja mund ta  shpëtojë Kosovën.