SHPËRNDAJE
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka propozuar një tryezë me partitë politike që të diskutojnë se si t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Hoti ka thënë se bllokues janë PAN dhe kjo po shihet.

“Bllokues janë koalicioni PAN dhe kjo po dihet. Përshëndes deklaratën e ambasadorëve. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë me tutje, dhe ne po shqyrtojmë hapat kushtetues dhe jemi duke punuar me sqarimin e  bazës juridike. Ne do të thërrasim tryezë për të diskutuar dhe t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hoti.