SHPËRNDAJE

Letra të cilën kryeministri Haradinaj ua ka përcjellur ambasadorëve të Quint-it është hapi i parë konkret dhe serioz në procesin, i cili po quhet final, me Serbinë. Për vite me radhë delegacione nga Kosova janë shëtitur aeroporteve evropiane pa i vendosur në tryezën e bisedimeve çështjet konkrete me rëndësi për Republikën e Kosovës.

 

Shkresa e sotme përmban të gjitha elementet që kërkohen për përmbyllje të suksesshme të një procesi dialogu. Afate të qarta, kërkesa konkrete, oferta të arsyeshme dhe garanci ndërkombëtare.

 

Kjo është qasja që i ka munguar Kosovës në tërë këto vite të zhvillimit të të ashtuquajturit dialog, nga i cili i vetmi përfitim deri më sot kanë qenë mëditjet e zyrtarëve qe vizitonin Brukselin, më shumë si turistë, sesa si përfaqësues shteti.

Me Respekt

Granit shala