SHPËRNDAJE

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj gjatë tubimit zgjedhor të këtij subjekti në qytetin e Drenasit e ka përsëritur zotimin e tij se me Nismën në qeveri nuk do të ketë familje e cila nuk e ka një anëtar të punësuar.

Limaj ka ftuar qytetarët e Drenasit qe t’i votojnë kandidatët e Nismës për deputet.

“Haradinaj e ka një mundësi jetike se nga do ta drejtojë vendin. Dhe këtë rast nuk bën ta lëshojë nga dora. Ministrat e Nismës, dhe deputetët tanë, do t’i rrinë mbi krye Ramushi se nuk guxon me i ik asaj që jemi marrë vesh”, ka theksuar Limaj, transmeton ‘Indeksonline’.