SHPËRNDAJE

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur për pozitën e partisë së tij në qeverinë e re të vendit, nëse atë e bën koalicioni PAN, që ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit.

“Formula është numri i deputetëve. Nuk ka këtu se çfarë të sqarohet”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini. “Nisma do të jetë atje fuqishëm, sipas fuqisë politike që e ka në Parlament”, është shprehur ai.

“Posti i zëvendëskryeministrit i takon Nismës me marrëveshje”, ka thënë Limaj, raporton Gazeta Express. “Ne i kemi dy-tri interesa. I kemi shpalosur në fushatën elektorale”, ka theksuar ai.