SHPËRNDAJE

Ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar tetë bomba të fuqishme pranë kufirit të saj me Veriun, në një shfaqje që mediat lokale e quajtën si “forca dërrmuese”.

Reagimi erdhi si përgjigje pas testit të fundit të raketave të Kim Jong-un, mëgjesin e sotëm.

Presidenti Moon Jae-in urdhëroi veprimin ushtarak dhe bombat u hodhën nga katër avionë luftëtarë “F-15K”.

Mendohet se ky bombardim në Lindje të vendit erdhi për të “shfaqur aftësinë për të ndëshkuar” Korenë e Veriut nëse Kim Jong-un vendos të sulmojë.

Bombat ”MK-84” mund të rrafshojnë rreth 11 milionë metra/katrorë tokë.

Koreja e Jugut tha se të teta bombat goditën objektivat e tyre në një terren testimi, raporton “The Independent”.

Agjencia vendase e lajmeve tha se zyrtarët qeveritarë donin të tregonin aftësinë e Seulit për të pushtuar fqinjin e saj luftarak.

Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni, duke vënë në alarm shtetin ishullor.

Raketa kaloi mbi veriun e Japonisë, ku autoritetet u bënë thirrje banorëve të ishullit Hokaido, që  të strehoheshin për t’u mbrojtur.

Qeveria japoneze bëri me dije se ushtria nuk u përpoq ta qëllonte raketën nga vendi komunist, e cila mendohet të jetë rrëzuar në një pikë ende të panjohur në det.  Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut  hedh një raketë me trajektore mbi Japoni.

Një rast i ngjashëm ndodhi më 1998-ën, por lëshimi i sotëm vjen në një kohë tensionesh më të mëdha në Azi dhe pas kërcënimeve të Penianit për të fluturuar raketa mbi Japoni dhe drejt ishullit amerikan të Guamit.