SHPËRNDAJE

Madeleine Albright gruaja më e fuqishme e botës, u përjetësua në Prishtinë

Fjala dhe guximi i Sekretares s’ë parë grua në historinë e SHBA-ve, Madeline Albright bënë që kjo zonjë e madhe të rrëmbej zemrat e gjithë popujve në botë,dashamirës të lirisë, veçanërisht shqiptarëve.
Kur kohërat e zymta, po shënonin fundin e një shekulli që nxori Dy Luftëra Botërore, akrepat e orës së këtij fundshekulli XX, po shënonin goditjet më të rënda ndaj popullit shqiptar që kërcënonin me zhdukje nga faqja e dheut.
Ishte zëri i gruas më të fuqishme të botës Madeline Albright e cila, si një hyjneshë i doli në mbrojtje kombit shqiptar.
Në kohë të pazakonta, disa njerëz me vullnetin dhe guximin e tyre hyjnor bëjnë vepra të pazakonta, e që do mbesin përjetësisht në historinë e njerëzimit, si shembull dhe frymëzim për shpirtrat që duan lirinë dhe paqen në botë.
Madeleine Albright rrëmbeu zemrat e çdo shqiptari, anë e kënd botës, vepra e saj bëri që shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre, atje ku kishin lënë kujtimet, vuajtjet, dashuritë, andrrat,gjakun dhe varret.
Falë kësaj zonje të madhe me zemër hyjnore, ne sot frymojmë lirshëm.
Prishtina sot zbulon bustin e z.Albright e cila hapi një epokë të re me veprën dhe ndihmën e saj për shqiptarët në Ballkan.
Kjo grua e madhe pushtoi botën dhe bëmen e saj pushtoi përjetësinë.
Ne kurrë nuk do të harrojmë ku ishim dhe ku duam të shkojmë. Shteti ynë përmbledh sakrificat dhe gjakun e një populli për gjashtë shekuj me radhë.
Fëmijet dhe brezat që do vijnë do i mbesin mirënjohës përgjithmonë z. Albright e cila vulosi përjetësinë e saj në bustin e saj në Prishtinë.

Jahja Lluka