SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen djeshme në Kuneo, Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ka qenë duke udhëtuar i vetëm në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përmbysur në mes të rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe policia, ku kanë bërë të mundur transportimin e tij në spital.

Ende nuk është bërë I ditur identiteti i shqiptarit të plagosur, ndërsa ai ndodhet në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.