SHPËRNDAJE

“E partizuar”, “joefikase” janë fjalët që e përshkruajnë administratën publike gjatë viteve të fundit. Ka tepricë të të punësuarve, por ka dhe raste kur të punësuarit qëndrojnë në shtëpi dhe marrin rroga. Ministri i ri për shoqëri informative dhe administratë, Damjan Mançevski, tha se për dy javë që është në këtë funksion ka identifikuar shumë probleme të administratës publike.

Siç thotë ai, në administratën shtetërore ka edhe mungesë të theksuar të kuadrove profesionalë, institucionet janë të ekipuara në mënyrë të papërshtatshme dhe se në periudhën e kaluar, të punësuarit në administratë kanë qenë nën presion të madh politik dhe nuk kanë qenë të motivuar që ta kryejnë punën e tyre.

“Administrata ka qenë nën presion të madh politik dhe nuk ka qenë e motivuar që në mënyrë profesionale ta kryejë punën e saj. Nga aspekti ynë, mund të garantoj se ato kohëra kanë mbaruar. Procesi i erodimit të institucioneve i ka rrezikuar parimet e kompetencës, barazisë dhe të diskriminimit. Ndryshimet e shpeshta të kornizave ligjore, zbatimi i ligjeve në mënyrë të selektuar dhe mungesa e transparencës, në përgjithësi krijojnë pasiguri. Procesi 10 vjeçar i punësimit dhe avancimit joobjektiv, shkaktoi robërimin e institucioneve”, tha Damjan Mançevski, Ministër për shoqëri informatike dhe administratë.