SHPËRNDAJE

Edhe pse u duk si një marrëveshje e heshtur shkuarja e kryeministrit maqedonas në Serbi, duket se Maqedonia do ta jap votën e saj PRO Kosovës në UNESCO. Kjo pasi, ata do të votojnë siç bëjnë shumica e vendeve të BE’së, e të cilat dihet se janë PRO.

Ka qenë Qeveria e Maqedonisë e cila ka kumtuar sot se vota e saj për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do të varet prej qëndrimit të shumicës së anëtarëve të BE’së, ka lajmëruar televizioni Telma, transmeton gazetametro.net.

Ditë më parë, disa medie kanë lajmëruar se personeli i ambasadës së Serbisë është tërhequr për shkak të votimit eventual të Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Qeveria e Maqedonisë ka theksuar se gjithmonë i përcjellë interesat e shtetit të bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe promovim të bashkëpunimit rajonal, neutralitet dhe mos përzierje në konteste në mes shteteve. /metro