SHPËRNDAJE

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka në dorë krejtësisht fatin e marrëveshjes së partisë së tij me PAN-in, për zgjidhjen e kryeparlamentarit dhe krijimin e qeverisë.

Kryesia e AKR-së dhe deputetët e saj nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për zhbllokim të institucioneve, sic u autorizuan te dielën nga këshilli drejtues i kësaj partie.

E për këtë tash vendimi për marrëveshjen me PDK-AAK-NISMA është krejtësisht në dorë të kryetarit Behgjet Pacolli.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Zgjedhor në AKR, Fatmir Matoshi. Rrjedhimisht, ai ka demantuar Agim Bahtiri, i cili sot tha se AKR-ja ka marrë vendim që të mos hyjë në koalicion me PAN-n.

“AKR-ja ka një vendim që kërkon me u zhblloku situata dhe me u gjete zgjidhje. Dhe ende nuk kemi gjetur zgjidhje. Nuk ka asnjë vendim tjetër”, tregoi Matoshi për Express.

“Është në dorë të presidentit”, deklaroi tutje ai.

Ndryshe, për nesër është thirrur vazhdimi i seancës konstituive ku edhe pritet të sqarohet gjithçka rreth formimit të institucioneve të reja.