SHPËRNDAJE

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të mbahet sot me fillim nga ora 16:00.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë, në të cilën do të debatohet dhe miratohet programi i Qeverisë së Kosovës 2017-2021, transmeton Indeksonline.

Pas miratimit, ky program qeverisës pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat.